Vendosni fjalën kyçe....

I kapen një kallashnikov e një shotgun, pranga 33-vjeçarit në Bulqizë


Një 33-vjeçar është ndaluar në Bulqizë pasi i janë kapur armë zjarri e municion luftarak.

Sipas bluve, në pranga ka rënë E.K., banues në Tërnovë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën një armë automatike Kallashnikov dhe një shotgun.

Njoftimi

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Bashkëpunimi mes qytetarëve dhe Policisë çon në pranga një 33-vjeçar. Sekuestrohen nga Policia, 1 kallashnikov, 1 “Shotgun” dhe municion luftarak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në këtë kuadër, falë bashkëpunimit çdo ditë e më tepër mes qytetarëve dhe Policisë, është bërë e mundur goditja e një rasti të armëmbajtjes pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:

E.K., 33 vjeç, banues në Ternovë, Bulqizë.

Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një 1 kallashnikov, 1 “Shotgun” dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *