Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson është futur në terapi intensive pasi ai u shtrua në spital për shkak të infektimit me koronavirus, raporton BBC e cila konfirmon burimet nga zyra e kreut të qeverisë.
Johnson i ka kërkuar Sekretarit të Jashtëm Dominic Raab që të përfaqësonte atë, shtoi një zëdhënës.
Kryeministri, 55 vjeç, u pranua në Spitalin St Thomas ‘në Londër me “simptoma të vazhdueshme” të Dielën.