Vendosni fjalën kyçe....

Infermierja demostron se sa kollaj përhapet virusi në market, edhe nëse mbani doreza (VIDEO)


Për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, shumë shtete kanë dhënë urdhra për kufizimet e udhëtimit dhe për qëndrimin në shtëpi të qytetarëve.

Por kjo nuk do të thotë që shumë njerëz nuk mund të ekspozojnë veten ndaj mikrobeve pa dashje. Madje edhe nëse përdorin doreza kur shkojnë në supermarket për të marrë furnizime.

Siç shkruan CNN, një ish-infermiere e urgjencës e quajtur Molly Lixey, tregon se kur shkoi të blinte ushqime në supermarket vuri re shumë njerëz të veshur me doreza.

Edhe pse këtë e konsideron si një gjë të shkëlqyeshme, ajo u bën thirrje qytetarëve se nëse nuk tregohen të kujdesshëm se çfarë prekin, edhe me dorezat vënë mund të rrezikojnë.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Molly tregon se sa e lehte është përhapja e mikrobeve në një dyqan ushqimesh.

“Dua të tregoj me anë të bojës se si përhapet virusi. Tmerrohem kur mendoj se njerëzit ndihen të sigurtë sepse kanë veshur një palë doreza dhe nuk i shkon në mendje se edhe me doreza mund të dëmtojnë veten apo të tjerët”, thotë Lixey, e cila më pas vesh doreza, kap celularin, merr letër higjienike dhe gjithçka tjetër që i duhet për shtëpinë, ndërkohë që lyen gishtat e dorës me bojë për të simbolizuar virusin.

“Të gjtha këto veprime bëhen duke menduar se mikrobet janë në doreza. Por, ndërkohë që eci, bie telefoni. Flas në celular, pastaj vjen një mesazh dhe unë kthej përgjigjje. Më pas kap produkte të tjera dhe në fund i heq dorezat.

Unë si infermiere arrij t’i heq në mënyrën e duhur, por shumë njerëz nuk kanë marrë trajnimin që kam unë. E di që njerëzit kanë frikë dhe do të bënin gjithçka për të mbrojtur veten, por duhet të dinë të mbrohen siç duhet”, shpjegon infermierja amerikane, e cila në përfundim të videos është e lyer me bojë kudo.

Sipas saj nuk ka kuptim të veshësh doreza nëse nuk tregohesh i kujdesshëm se çfarë prek, nëse nuk lan duart sa herë që prek diçka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *