Vendosni fjalën kyçe....

“Kemi porositur 30 mijë teste, masat e duhura sollën kurbën e ulët të të prekurve” – Manastirliu


Ministrja e Shëndetësisë, deklaroi sot se në vend nuk mungojnë tamponët po ata përdoren sipas rekomandimeve të ekspertëve.

Në një lidhje të drejpërdrejtë me News24, Manastirliu tha se institucionet po bëjnë punë të madhe në terren në gjurmimin e rasteve me Covid-19 ndërsa pohoi se qeveria ka porositur 30 mijë teste të tjera.

“Nëse nuk do kishim teste nuk do bënim çdo ditë dhe nuk do kishim zbuluar vatra të tjera.  Jemi duke vepruar punën çdo ditë. Stoku i tamponëve rritet, nuk kemi pasur mungesë. Sa i përket strategjisë së testimit bëhet nga ekspertët. Deri tani strategjitë ka qenë e suksesshme. Këtë po e thotë dhe OBSH. Një strategji që është e orientuar drejt rasteve të dyshuara dhe izolimit të kontakteve. Po bëhet një punë shumë e madhe në terren, sa i përket gjurmimeve dhe testimit të çdo raste. Kemi porositur 30 mijë teste të reja. Në bashkëpunim me OBSH janë në procesim e sipër sipas procedurave nëpërmjet fondeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe do vazhdojmë të porosisim sepse është një strategji e qartë për ne, dhe sa i përket testimeve dhe kapaciteteve në spitale”, deklaroi Manastirliu.

Ajo shtoi se OBSH-ja ka vlerësuar masat e marra nga Shqipëria dhe se numri i ulët i të prekurve vjen jo për shkak ta fatit por për shkak të masave të marra në kohën e duhur nga qeveria.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *