Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri irlandez i rikthehet profesionit të mjekut për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit


Kryeministri irlandez Leo Varadkar e ka vënë emrin e tij përsëri në regjistrin mjekësor duke u vetëofruar për të ndihmuar shërbimin shëndetësor gjatë krizës së koronavirusit.

Varadkar ka punuar si mjek para se të zgjidhej në Dáil (Parlamenti Irlandez). Ai u largua nga profesioni si mjek në vitin 2013, një vit para se të emërohej ministër i shëndetësisë.

Por sipas The Irish Times, muajin e kaluar ai u regjistrua përsëri si mjek. Gazeta shkruan se Varadkar është i vendosur të punojë në turne javore, në një zonë të përshtatshme për kualifikimet e tij dhe do të ndihmojë edhe në vlerësimet në telefon.

Kjo lëvizje vjen pas një apeli nga ekzekutivi i Shërbimit Shëndetësor Irlandez (HSE) për ish-punonjësit e shëndetit, që e kishin lënë profesionin të regjistroheshin përsëri për punë gjatë pandemisë.

Deri më tani, në Republikën e Irlandës numri i viktimave ka shkuar në 158, me 21 prej tyre të regjistruara vetëm ditën e djeshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *