Vendosni fjalën kyçe....

Lleshaj në Shkodër: Jemi në fazë kritike, do thellohen masat


Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka shkuar sot në qytetin e Shkodrës, ku ka parë nga afër masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ministri paralajmëroi për shtrëngim të masave, ndërkohë që u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë ato duke shmangur grumbullimet dhe respektuar distancën sociale.

 “Masat të pjesshme, kemi tregje me shitës e me shumë blerës. Maska të vihet, të kujdesen për veten e dhe tjerët. Do thellohen masat ne Shkodër, Policia do veprojë dhe ju ftoj të përhapni mesazhe sensibilizuese, të evitojmë grumbullimet. S’është koha për ceremoni, as gëzime, jemi në kohë të jashtëzakonshme. Shkodranë, bëni maksimumin, jemi në fazë kritike, kush s’ka punë, të rrijë në shtëpi”, tha Lleshaj.

Kjo deklaratë e Lleshajt vjen pasi Shkodra po kthehet në “vatrën e nxehtë” të koronavirusit pas Tiranës, në një kohë kur numri i të infektuarve të kësaj bashkie ka shkuar në 44, ndërsa po të llogarisim të infektuarit në të gjithë qarkun ka shkuar në 48. E sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kjo rritje ka ndodhur për shkak të mos ndërgjegjësimit të qytetarëve për zbatimin e masave të vendosura nga qeveria.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *