Vendosni fjalën kyçe....

Ministri britanik pas shtrimit në spital të Johnson: Do kthehet shpejt, vazhdon të drejtojë qeverinë


Sekretari i kryeministrit të Britanisë, Robert Jenrick, ka folur për mediat lidhur me shtrimin në spital të kryeministrit Boris Johnson.

Jenrick tha se Johnson vazhdon të udhëheqë qeverinë, edhe pas shtrimit në spital për teste, pasi ende ka simptoma të koronavirusit.

“Ai është duke punuar jashtëzakonisht shumë, duke udhëhequr qeverinë dhe duke u informuar vazhdimisht, kjo do të vazhdojë”- tha Jenrick për BBC TV.

“Natyrisht që sot, ai është në spital duke e bërë testin, por ai do të vazhdojë të informohet për atë që po ndodh dhe të jetë përgjegjës për qeverinë.”– vijoi Jenrick, citon Reuters.

Një ditë më parë, Boris Johnson u dërgua në një spital në Londër, 10 ditë pasi testoi pozitiv për koronavirus pasi vijonte ende të kishte simptoma.

Ministri britanik tha se pret që kryeministri të dalë shumë shpejt nga spitali.

“Ai do të qëndrojë në spital për aq kohë sa duhet, por unë kam dëgjuar që ai po ecën mirë dhe mezi pres që të kthehet në numrin 10 sa më shpejt të jetë e mundur”– tha Jenrick, citon Reuters.

“Ky nuk është një shtrim urgjent dhe prandaj sigurisht pres që ai do të kthehet shpejt”– tha ministri, megjithëse nuk dha një afat kohor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *