Vendosni fjalën kyçe....

Ndërrojnë jetë brenda pak orësh dy pacientë me koronavirus në Kosovë


Brenda pak orëve, kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit dy persona në Kosovë. Lajmi u dha nga Ministria e Shëndetësisë, e cila tha se dy pacientët kanë ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke e çuar në tre numrin e viktimave nga koronavirusi në Kosovë.

 “Sot me datë 06.04.2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së dy pacientë me COVID 19 kanë përfunduar me vdekje. Në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinise mashkull S. N, 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 04. 04. 2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale).

Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rendë pa vetëdije. Në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femer, N. R, 1950, Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.

Ndërkohë në Shqipëri, numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 21.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *