Vendosni fjalën kyçe....

Një azilkërkues me koronavirus, karantinohet kampi i dytë në Greqi


Një tjetër kamp migrantësh është vendosur në karantinë në Greqi, pasi një banor është konfirmuar me koronavirus.

Lajmin vjen vetëm tre ditë pasi u zbulua se në një strukturë të ngjashme, ishin infektuar 23 azilkërkues, të cilët janë vënë në karantinë.

Siç shkruan BBC, në rastin e fundit bëhet fjalë për një 53-vjeçar afgan i cili ka qëndruar në kampin në Malakasa së bashku me qindra njerëz të tjerë.

Dhjetëra mijëra azilkërkues po jetojnë në kushte të vështira në kampet greke.

Grupet e ndihmës kanë paralajmëruar se atje ku higjiena është e ulët dhe akomodimi i mbipopulluar, është e lehtë që të mund të përhapet koronavirus.

Pacienti është dërguar në spital në Athinë ndërsa kampi, që ndodhet rreth 40 km në veri-lindje të kryeqytetit grek, është vendosur nën “mbyllje të plotë sanitare” për 14 ditë.

Kampi tjetër i prekur në Ritsona, ka qenë nën karantinë që nga e enjtja kur një grua rezultoi pozitive.

Deri më tani, nuk ka pasur raste të konfirmuara të virusit në kampet që ndodhen në pesë ishuj grekë, ku jetojnë afërsisht gjysma e të gjithë azilkërkuesve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *