Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk respektuan masat” – Ku janë rastet e reja me koronavirus në Shqipëri (HARTA)


16 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në 24 orët e fundit në vend, duke e çuar në 377 numrin në total të të infektuarve.

Ministria e Shëndetësisë tha se 16 teste dolën pozitive, mes 175 testimeve të realizuara në qarkun kohor të 24 orëve.

Rastet e reja janë regjistruar në Tiranë (3), Durrës (2), Fier (1), Has (3), Berat (1) dhe Shkodër (6).

Siç e shihni dhe në hartën e mëposhtme, Tirana vijon të jetë vatra më e nxehtë përsa i përket numrit të të infektuarve.

Por rritje të konsiderueshme të rasteve në ditët e fundit ka patur dhe Hasi e Shkodra.

Zv.ministrja Mira Rakaçolli, tha se kjo ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të rregullave të vendosura nga qeveria për distancimin social, nga ana e qytetarëve.

“Siç shihet, kemi një rritje të numrit të rasteve kryesisht në Shkodër, Tiranë dhe Has, që tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë në komunikimet publike.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.”- tha Rakaçolli.

Ndërkohë numri i viktimave në vend, ka shkuar në 21 mbrëmjen e kaluar, pasi ndërroi jetë ish-trajneri i kombëtares së boksit, Skënder Kurti. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *