Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Respektoni rregullat, masat e reja do jenë të forta që të sigurohen nismat lehtësuese


Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi ka përsëritur për qytetarët që të zbatojnë karantinën për të fituar betejën me koronavirusin.

Sipas Ramës, masat ndëshkimore do jenë të forta pasi vetëm me këto masa do sigurohen nismat lehtësuese.

U lutem të gjithë qytetarëve që lëvizin gjatë ditës në qendrat urbane të mos dalin pa autorizim! Shumica dërrmuese janë super korrekt dhe kështu duhet të jenë të gjithë!

Masat e reja ndëshkimore, të cilat duhet të garantojnë nismat e mëpasme lehtësuese, do të jenë shumë të forta, por uroj që të mos e pësojë as edhe një, prandaj ju lutem të gjithëve korrektesë.

Po bëjmë diçka që do të mbajmë mend si një mrekulli, nëse do dimë të rezistojmë kështu deri në fund”-shkruan kreu i qeverisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *