Vendosni fjalën kyçe....

Themeluesi i EasyJet jep alarmin: Në gusht arkat tona zbrazen


Themeluesi i kompanisë me çmime të lira, EasyJet, ka paralajmëruar se linjës ajrore do i “mbarojnë paratë deri në gusht”, teksa u bëri thirrje drejtorëve të anulonin një marrëveshje prej shumë miliardë paundësh me Airbus për të shmangur marrjen e kredive të financuara nga taksapaguesit.

Sir Stelios Haji-Ioannou ka rinovuar thirrjet për kompaninë ajrore për të anulluar urdhrin prej 4.5 miliardë stërlinash për 107 aeroplanët, të cilat mund të qëndrojnë bosh për shkak të pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit.

Ai gjithashtu i bëri thirrje kompanisë të largojë shefin e financave, Andreë Findlay, pasi ai tha se do të ishte ‘mënyra më e mirë për ta ndaluar atë të shkruante kontrolle me vlerë miliardë paundë plus për Airbus çdo vit’.

Deklarata vjen ditë pasi Sir Stelios, i cili mban pjesën më të madhe të aksioneve te EasyJet, kërkoi një mbledhje të aksionareve të kompanisë për të vendosur nëse do të hiqte një drejtor tjetër nga bordi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *