Vendosni fjalën kyçe....

Tigri në kopshtin zoologjik në SHBA del pozitiv me koronavirus


Një tigër në një kopësht zoologjik Bronx, në SHBA, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin, duke u bërë rasti i parë i tillë në botë.

CNN shkruan se tigri 4-vjeçar nga Malajzia, doli pozitive në testin që iu nënshtrua pasi kishte patur një kollë të thatë. Sipas zyrtarëve të kopshtit zoologjik, pritet që tigri me emrin Nadia të shërohet shumë shpejt.

Sipas Departamentit të Bujqësisë të Shteteve të Bashkuara (USDA), mostrat nga Nadia u morën pasi ajo sëbashku me pesë tigër dhe luanë të tjerë në kopshtin zoologjik, filluan të shfaqnin simptoma të sëmundjes së frymëmarrjes. Asnjë kafshë tjetër në kopshtin zoologjik nuk po shfaq simptoma.

“Nuk dihet se si do të zhvillohet kjo sëmundje te macet e mëdha pasi specie të ndryshme mund të reagojnë ndryshe ndaj infeksioneve të reja, por ne do të vazhdojmë t’i monitorojmë ato nga afër dhe parashikojmë rikuperime të plota” – tha kopshti zoologjik në Bronx.

Testimi për Covid-19 i kafshëve u krye në një laborator të shkollës veterinare dhe nuk është i njëjti test i përdorur për njerëzit.

Kafshët besohet se e kanë marrë virusin nga një punonjës që kujdesej për ta dhe kishte rezultuar i infektuar, por nuk kishte simptoma të sëmundjes.

Çdokush i sëmurë me koronavirus këshillohet të minimizojë kontaktin me kafshët, përfshirë kafshët shtëpiake, derisa të dihen më shumë informacione rreth virusit, tha USDA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *