Vendosni fjalën kyçe....

12 punonjës të Ministrisë së Brendshme në Maqedoninë e Veriut me koronavirus


12 punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar si të infektuar me COVID-19.

Alsat shkruan se  shtatë punonjës të tjerë janë futur në izolim me vendim shtetëror, kurse 45 punonjës kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Sipas të dhënave të 24 orëve të fundit, janë shënuar tre viktima dhe 15 të tjerë të infektuar. Me këto të dhëna, numri i viktimave ka shkuar në 21, ndërsa i të infektuarve në 570.

Numri më i madh i të prekurve vazhdon të mbetet në Shkup dhe Kumanovë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *