Katër persona kanë ndërruar jetë në Maqedoninë e Veriut lidhur me Covid-19 natën e mbrëmshme duke e çuar në 25 numrin e viktimave në vendin fqinj.
Shkupi zyrtar ka raportuar deri tani 570 persona të prekur nga koronavirusi i ri. Në Ballkan, numrin më të lartë të të prekurve e viktimave e ka Rumania, me 4417 të prekur e 184 viktima.
Greqia ka regjistruar deri tani 1755 të prekur me 81 viktima, ndërsa Serbia raporton 2200 të prekur e 58 viktima.
Numrin më të ulët të viktimave e kanë Kosova e Mali i Zi. Prishtina zyrtare ka 165 të prekur e 3 viktima ndërsa Mali i Zi 239 të prekur e 2 viktima. Shqipëria nga ana e saj ka 377 të infektuar me Covid-19 e 21 viktima.