Covid-19 siç njihet ndryshe koronavirusi i ri, prek mushkëritë e personave të prekur prej tij dhe në disa raste, sidomos te ata që kanë sëmundje të tjera dhe te moshat më të mëdha, mund të jetë vdekjeprurës.
Një pjesë dërrmuese e pacientëve e kalojnë Covid-19 pa simptoma ose me simptoma të lehta, ndërsa për ata që përfundojnë në spital ka disa mënyra trajtimi në rast se mushkëritë e tyre fillojnë të kenë probleme.
- Faza e parë njihet si terapia e oksigjenit. Ajo është terapia bazë dhe ndihmon pacientët të marrin frymë duke u futur oksigjen me anë tubash në hundë apo një maske fytyre.
- Faza e dytë njihet si CPAP ose furnizim me oksigjen me anë të presionit të vazhdueshëm. Në këtë rast oksigjeni futet me presion të lartë nëpërmjet një maske që e detyron atë të futet deri në mushkëri, duke i zgjeruar ato dhe duke ndihmuar pacientin të marrë frymë teksa qëndrojnë të zgjuar.
- Faza e tretë bëhet me anë të respiratorit. Pacienti vihet në gjumë dhe një tub futet në rrugët e ajrit për të çuar oksigjenin drejtpërdrejtë më mushkëri, pasi këto të fundit nuk marrin dot frymë vetë. Pacienti më vonë mund të zgjohet ose të mbahet në koma mjekësore.
- Faza e katërt është e fundit dhe gjaku hiqet nga venat e trupit dhe rolin e mushkërisë e luan makineria që e fut oksigjenin në të njëjtën mënyrë siç e bën zemra e njeriut.