Ish-rekordmenia në atletikë, Klodiana Shala, ka dhënë disa këshilla praktike, për të mbajtur në formë fëmijët në kushtet e shtëpisë, teksa ata janë të detyruar të qëndrojnë brenda për shkak të kufizimeve nga Covid-19.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘abc-ja e mëngjesit’ në ABC News, Shala, ka treguar ushtrimet praktike që mund të bëhen në kushtet e shtëpisë dhe ndihmojnë në mbajtjen në formë të mirë fizike të fëmijëve të karantinuar.
“Sot ftoj fëmijët që të jenë pranë ekranit, me baballarët, mamatë, gjyshet, siç e thashë edhe dje po për ata që nuk na kanë ndjekur dje, sot do të bëjmë disa ushtrime për fëmijët.” – thotë në hyrje të videos Shala, që më pas tregon ushtrimet që mund të bëhen.
*Video Credit: ABC News