Vendosni fjalën kyçe....

“Izolimi në Francë do zgjasë derisa Covid-19 të arrijë pikun” – Ministri i Shëndetësisë


Ministri i Shëndetësisë në Francë ka thënë se është shumë herët për të diskutuar lehtësimin e bllokimit të rreptë mbarëkombëtar, pasi pandemia vdekjeprurëse Covid-19 ende nuk ka arritur kulmin e saj në vend.

“Nuk jemi ende në kulmin e epidemisë. Jemi akoma në fazën e rëndimit të saj.” – tha ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, në një intervistë për TV BFM të martën.

“Është shumë herët të flasim për përfundimin e izolimit. Izolimi do zgjasë për aq kohë sa duhet. Varet nga secili prej nesh në sjelljen tonë të përditshme për të kuptuar se duke qëndruar brenda ne jemi duke shpëtuar jetë. Ne duhet të jemi të durueshëm. Durimi ynë shpëton jetë.” – shtoi ai.

Franca ka prezantuar një mbyllje 15-ditore në 16 mars.

Njerëzit u lejuan të linin shtëpitë e tyre vetëm pasi të plotësonin formularë të veçantë duke shpjeguar se ku po shkojnë dhe pse.

Mbi 100,000 policë u vendosën në vend për të zbatuar kufizimet e udhëtimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *