Vendosni fjalën kyçe....

Johnson në kujdes intensiv, po e fejuara e tij shtatzënë si është


Kryeministri britanik Boris Johnson ndodhet në një shtrat spitali në kujdes kritik, për shkak të koronavirusit. E sipas ministrave të tij ai është akoma i vetëdijshëm dhe po merr frymë vetë, pa ndihmën e një respiratori.

Ndërsa e fejuara e tij shtatzënë, Carrie Symonds po përballet me agoninë e pamundësisë për të qenë në pranë tij.

Siç shkruajnë mediat britanike, Symonds është vetë në izolim me simptomat COVID-19.

Symonds, e cila është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, është duke u rikuperuar pasi ka simptoma të virusit, dhe tani raportohet se është larguar nga Downing Street për t’u izoluar diku tjetër.

Kryeministri kaloi dhjetë ditë në izolim në Downing Street para se të dërgohej në Spitalin St Thomas në Londër dy ditë më parë, sepse simptomat e tij ende nuk ishin larguar.

Por mbrëmë u dha lajmi se simptomat e tij kishin vazhduar të përkeqësoheshin dhe se ai ishte vendosur në kujdesin intensiv. St Thomas nuk po lejon asnjë vizitor tek pacientët e tij të rritur, si pjesë e përpjekjeve për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. E nga kjo masë nuk prjashtohet as e fejuara e kryeministrit, e cila s’mundet dot të qëndrojë pranë tij në një kohë kur ai po lufton për jetën.

Symonds ende nuk ka komentuar asgjë publikisht mbi shtrimin e kryeministrit në spital, megjithëse bëri një postim në lidhje me gjendjen e saj të shtunën.

“Unë e kam kaluar javën e shkuar në shtrat me simptomat kryesore të koronavirusit”– shkroi ajo.

“Nuk kam nevojë të testohem dhe, pas shtatë ditësh pushimi, ndihem më e fortë dhe jam në përmirësim”.

Një ditë para se kryeministri të njoftonte se ishte infektuar, Symonds postoi një foto të vetes në izolim në një banesë në Camberwell, në Londrën e Jugut.

Symonds shkruante të shtunën se të qenurit me virus dhe shtatzënë, ishte shqetësuese, megjithatë ajo shpërndau një faqe me informacione shqetësuese dhe për gratë e tjera shtatzënë.

Koronavirusi aktualisht nuk mendohet se paraqet ndonjë rrezik të veçantë për gratë shtatzëna, por aktualisht këshillohet që ato të jenë veçanërisht të kujdesshme për të marrë masa paraprake, si larja e duarve dhe distancimi social.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *