Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Ligjeve mblidhet me video-konferencë për të rrëzuar dy dekretet e Metës


Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar sot dy dekretet e Presidentit Meta, që ky i fundit ia riktheu Kuvendit për rishqyrtim.

Në mbledhjen e realizuar me video-konferencë, deputetët e komisionit rrëzuan ligjin e njohur si anti-KÇK (Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike) dhe ligjin e pronësisë (Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë).

Kreu i shtetit i ktheu dy ligjet e lartpërmendura për rishqyrtim në Kuvend duke argumentuar ndër të tjera se cënonin Kushtetutën e vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *