Tani Boris Johnson ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, por para se të infektohej nga koronavirusi, kur në Itali dhe në Spanjë numri i viktimave vetëm rritej, kryeministri britanik ishte i vetmi lider europian që nuk kishte marrë ende masa.
Madje edhe vetë i kishte neglizhuar këshillat e mjekëve. Vetëm kur nisi të rritej numri i të infektuarve në Britani, Johnson dha urdhrin për mbylljen e qarkullimit, një vendim që u konsiderua i vonuar.
Më 3 mars, vetë Johnson shfaqej paragazetarëve në një konferencë për mediat, duke u mburrur se si ai kishte shtrënguar duart me pacientë të sëmurë me koronavirus.
“Unë shtrëngoj duart vazhdimisht. Isha në spital mbrëmjen e kaluar ku mendoj se kishte pacientë me koronavirus dhe shtrëngova duart me të gjithë dhe do vazhdoj të shtrëngoj duart.”– thoshte ai. Por tani që ndodhet në kujdes intensiv mesiguri e ka kuptuar se koronavirusi nuk është një shaka.
Që me 27 mars, kryeministri britanik dha lajmin se ishte infektuar nga koronavirusi, por kishte vetëm simptoma të lehta. Por pas 10 ditësh izolimi në shtëpi, simptomat nuk iu larguan dhe ai u shtrua në spital. Gjendja e tij vijoi të përkeqësohej dhe që prej mbrëmjes së kaluar, Johnson ndodhet në trajtim infensiv.
Ai ia ka deleguar detyrat e tij, ministrit të Jashtëm, Dominic Raab.