Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Numrin e testimeve e zgjedhin epidemiologët


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një intervistë në emisionin “Real Story” e pyetur për strategjinë e testimit dhe numrit te ulët të tyre në vendin tonë deklaroi se kjo është një kërkesë e epidemiologëve.

Sipas Manastirliut nuk ka qenë ajo që ka vendosur për këtë mënyrë testimi por epidemiologët dhe se testimi nuk është qëllim në vetvete.

Në vijimësi ne furnizohemi me teste. 4 mijë teste po vijnë. Janë dhe 20 mijë që do të vijnë nga OBSH dhe USAID, për të mbështetur këtë fazë. Madje janë më shumë se 30 mijë. Shqipëria ka aq teste sa kërkojnë epidemiologët. Ata testojnë dhe identifikojnë rastet me qëllim ndërprerjen e infeksionit. Janë ata që janë në teren dhe drejtojnë dhe numrin e testimeve. Testimi nuk është qëllim në vetvete. Ne kemi pasur dhe po bëjmë teste. Kjo është strategji që se kam zgjedhur unë si ministre, por e ka miratuar komuniteti i Ekspertëve. Unë personalisht ndjek këshillat e tyre. Nëse ata thonë se ‘nesër duhet të bëjmë më shumë teste’, nga ne nuk ka asnjë pengesë”-tha ministrja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *