Vendosni fjalën kyçe....

Numri i testimeve për koronavirusin, si paraqitet Shqipëria në raport me rajonin (Tabela)


Testimi i popullsisë është një ndër rekomandimet kryesore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si faktor kyç për parandalimin e përhapjes së pandemisë së COVID-19.

Vende të ndryshme kanë strategji të ndryshme për modelin e testimit, masiv apo nëpërmjet hetimit epidemiologjik.

Por si është raporti i Shqipërisë me numrin e testimeve në raport me vendet e rajonit dhe me disa nga vendet botës?

Deri më tani në vendin tonë janë kryer vetëm 2743 testime. Shqipëria në rajon lë prapa Malin e Zi me një popullsi shumë më të vogël se vendi ynë.

Serbia llogarit deri më tani 9626 testime sipas të dhënave të Worldmeters duke u bërë vendi i parë ndër vendet e Ballkanit Perëndimor e ndjekur nga Bosnjë Herzegovina.

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut numri i testimeve ka shkuar në 5879 në total ndërsa në Bosnjë janë 6911 duke e bërë vendin e më shumë testime pas Serbisë.

Shifrat nuk mund të krahasohen me vendet e tjera si Greqia apo edhe Bullgaria.

Në botë, SHBA-ja mban numrin më të lartë të testimeve duke e çuar numrin e testimeve mbi 2 milionë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *