Vendosni fjalën kyçe....

Osmani: Nuk largohem nga LDK-ja, nuk hyj në listën e partisë nëse kërkohet koalicion me partitë zhvatëse


Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin DESKU të KTV-së, tha se nuk do të largohet nga LDK-ja, edhe pas zhvillimeve të fundit në parti pas situatës me mocionin e mosbesimit.

Ajo tha se për humbjen potenciale të votave nga LDK-ja si pasojë e mocionit, partia është dashur ta mendojë këtë çështje para mocionit.

Pas pandemisë, duhet të dilet dhe të kërkohet besimi i zgjedhësve. Unë s’do të isha në krye të një liste që një ekip merr besimin qytetar, dhe një tjetër ekip vendos. Vetëm kur ekipi është i njëjtë, atëherë garoj. Unë s’do ta përsëris gabimin e njëjtë. Kam hyrë në garë zgjedhore me besimin e plotë se kur ne dalim para qytetarëve dhe ua japim atyre besën se s’do të përzihemi me njerëz që e kanë katandisur vendin deri në këtë masë. Që ne do ta mbajmë fjalën… Unë vërtet kam besuar kështu. Tani, si ka rrjedhur situata, nëse pas pak muajsh mbahen zgjedhjet dhe e kemi një ekip tjetër në vijë të frontit për të marrë besimin, dhe një ekip tjetër që fare nuk del para qytetarëve, por pastaj dëshiron ta devijojë atë vullnet, natyrisht se nuk pranoj. Por kjo s’më shkëput nga LDK-ja. Por beteja për ta bërë ekipin e njëjtë tani është edhe më e ashpër”- u shpreh nënkryetarja e LDK-së.

Osmani tha më tej se nuk do të hynte në listën garuese me LDK-në, nëse kjo parti do të kërkonte të bënte koalicion me partitë e PAN-it.

Në emisionin DESKU të KTV-së, Osmani ishte e prerë se vijat e kuqe i ka për të gjitha partitë që e kanë zhvatur Kosovën.

Nëse dëshironi të kërkoni besimin për të hyrë në koalicion me parti që e kanë zhvatur Kosovën, unë nuk i hyjë asaj liste. Por ju dilni dhe matuni para qytetarëve sepse s’mund të fshiheni më prapa meje”- theksoi Osmani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *