Vendosni fjalën kyçe....

Profesori i Epidemiologjisë: Koronavirusi ka qarkulluar në Shqipëri që në janar


Profesori i Epidemiologjisë, Eduard Kakarriqi në një intervistë për Abc news, pretendon se koronavirusi ka qarkulluar në vendin tonë që në janar.

Unë dua të vë theksin se OBSH vetëm me datën 27 shkurt ka bërë përkufizimin e rastit për pacientët me sëmundje Covid-19, ky përkufizim rasti i munguar për të gjithë vendet mund të jetë një bazament që të tregojë se vërtet ka pasur një qarkullim të Covid-19 duke filluar që në janar në vendin tonë. Ky qarkullim ka ardhur duke u rritur për të marrë më shumë në fund të javës së dytë të shkurtër në fillim të marsit një formë për ulje ngritje, por me një pritje drejt uljes së vet në fund të prillit dhe fillim të majit. Janë fakte pak a shumë jo të drejtpërdrejta që  qarkullimi i Covid në vendin tonë fillesat i ka në janar”- tha Profesori.

Mjeku thekson më tej se fakti që ky virus ka qarkulluar shumë më herët në vend, para se të konfirmohej rasti i parë do të sjellë edhe uljen e kurbës. Sipas tij, java e dytë e majit do të ketë vetëm raste sporadike. Ndërsa në Shqipëri vera do të jetë e qetë.

Po ashtu Kakarriqi, nënvizon se sipas tij virusi nuk do të kthehet më në vjeshtë, ashtu sikurse pretendojnë shumë ekspertë.

Unë në gjykimin e tim mendoj se gjysma e dytë e muajit maj do të jetë në një rënie jo të vogël rastesh, do të kalojë në një kurbë të rasteve sporadike për të kaluar më pas në qershor, dhe korrik muaj të qetë të verës. Por për gjykimin tim për të mos pasur një rikthim në vjeshtë. Për mua në verë virusi zhduket. Në Shqipëri dhe në Evropë. Në Amerikë jo them, ndoshta nga fundi i verës, dhe nga fundi i verës ai mbetet vetëm në Kinë”-tha Kakarriqi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *