Vendosni fjalën kyçe....

Rriten shifrat nga koronavirusi në Francë dhe Britani


Britania e Madhe ka kaluar ditën më të keqe prej rastit të parë me koronavirus.

Shifra e të vdekurve përfaqëson një dyfishim nga të dhënat e djeshme (437), që pjesërisht mund të justifikohet me faktin që të dhënat e fundjavës vijnë fillimisht me ritme më të ulëta. Nga totali, 758 kanë vdekur në Angli, 74 në Skoci, 19 në Uells dhe 3 në Irlandën e Veriut.

Ndërkohë, ka filluar një “betejë” projeksionesh mbi ecurinë pandemisë, me autoritetet zyrtare britanike që thonë se numri i të vdekurve parashikohet në rreth 20 mijë, ndërkohë që studime të tjera janë më alarmante.

Sipas Universitetit të Uashingtonit, Britania rrezikon të jetë vendi më i goditur nga koronavirusi në Europë, me viktimat që mund të shkojnë deri në 66 mijë në Qershor, rreth gjysma e atyre të kontinentit europian, ndërkohë që në Itali këto shifra duhet të ndalojnë tek 20 mijë, dhe në Spanjë 19 mijë dhe në Francë 15 mijë.

Lajme disi më qetësuese vijnë nga spitali St. Thomas në Londër ku është shtruar në terapi intensive kryeministri Boris Johnson. Sipas disa burimeve, të pohuara nga zyrat e Downing Street, Johnson merr frymë vetë dhe “nuk ka humbur humorin e tij”.

Në mbarë botën shifrat ditore të njerëzve që humbin jetën nga CIVID-19 rritet me ritme në frikshme. Në Francë në 24 orër e fundit kanë ndërruar jetë 607 persona duke e çuar në 10 328 numrin total të vdekjeve në vend raporton ministria e Shëndetësisë.

Në të gjithë Frncën, 7 091 persona kanë ndërruar jetë në spitale ndërsa mbi 3000 të tjerë nuk kanë marr dot ndihmë atje, por në qëndra të krijuara për të përballuar luftën ndaj koronavirusit. Ndërsa të infektuar janë mbi 100 mijë persona.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *