Pas disa ditësh rënie, rritet sërish numri i viktimave në Spanjë. Siç shkruan El Pais, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 743 pacientë të prekur nga Covid-19.
Kjo shifër e ka çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend, në 13,798.
Spanja ishte duke shpresuar se numri i përditshëm i vdekjeve do të vazhdojë të ulet, pasi kishte rënë për katër ditë rresht. Por kjo nuk ka ndodhur.
Kjo ngritje, si çdo të martë, sipas gazetës spanjolle shpjegohet me faktin se të hënën ka njoftime të akumuluara për vdekjet, që nuk ishin raportuar gjatë fundjavës.
Ndërkohë, ka më shumë se 140,000 të infektuar.