Vendosni fjalën kyçe....

Tjetër goditje për kabinetin britanik, edhe Michael Gove futet në izolim


Ministri britanik Michael Gove është futur në vetëizolim, pasi një anëtar i familjes së tij ka shfaqur shenja të koronavirusit.

Gove tha në një postim në Twitter se ai nuk po shfaq simptoma të virusit, por është duke u izoluar si masë paraprake.

Ai beson se ende nuk është e nevojshme të testohet për virusin dhe do të vazhdojë të punojë nga shtëpia.

“Shumë faleminderit për mesazhet. Në përputhje me udhëzimet, unë jam duke u izoluar në shtëpi pasi një anëtar i familjes time filloi të shfaqë simptoma të buta të koronavirusit të dielën. Unë nuk kam shfaqur asnjë simptomë dhe po vazhdoj të punoj si normal.”-shkruan Gove, citon Daily Mail.

Gove harxhoi shumë kohë mëngjesin e sotëm duke informuar shtypin mbi gjendjen shëndetësore të kryeministrit Boris Johnson, i cili ndodhet në kujdes intensiv.

Lajmi për izolimin e Gove, vjen si një goditje tjetër për kabinetin qeveritar britanik, i cili ka pasur vështirësi të mëdha për të frenuar përhapjen e infeksionit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *