Vendosni fjalën kyçe....

Trump ofron ndihmë për trajtimin mjekësor të Boris Johnson-it


Presidenti amerikan Donald Trump ka ofruar ndihmë, lidhur me trajtimin e kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili është në spital duke luftuar me Covid-19.

Trump tha se i ka kërkuar disa kompanive kryesore , që të “kontaktojnë menjëherë me Londrën për zgjidhjet”.

“Ne do të shohim nëse mund të japim ndihmë. Ne kemi kontaktuar me të gjithë mjekët e Borisit dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë, por ata janë të gatshëm të shkojnë”– tha Trump gjatë një konference shtypi, citon Politico.

 “Ne jemi duke punuar me Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA dhe të gjithë të tjerët, por ne po punojmë me Londrën në lidhje me Boris Johnson.”

Kujtojmë se Johnson u dërgua në kujdes intensiv vonë të hënën, pas përkeqësimit të simptomave të tij të koronavirusit,

Trump tha se ai kishte kontaktuar dy kompani që janë marrë me trajtimin e “ebolas, SIDA-s” që të kontaktojnë me Mbretërinë e Bashkuar dhe të japin ndihmën e tyre.

Kur u pyet nga një reporter për të specifikuar këtë trajtim të mundshëm, Trump tha: “Është një trajtim shumë kompleks që ata sapo e kanë zhvilluar kohët e fundit, dhe ata kanë shumë përvojë në lidhje me gjëra të tjera, por kohët e fundit dhe për këtë.”

Ai shtoi: “Ata kanë pasur takime me mjekët, dhe ne do të shohim nëse ata duan apo jo të marrin rrugën e këtij mjekimi. Por kur je në kujdes intensiv, kjo është një çështje serioze. Kështu që ata janë atje dhe janë gati. “

I pyetur nëse Johnsoni e kishte minimizuar fillimisht rrezikun e koronavirusit, Trump tha: “Unë mendoj se Boris po e shikonte atë ndryshe, ai po e shikonte atë me mendimin ‘prit se do kalojë vetë’. Kishte shumë njerëz që mendonin se do ta kalojnë kështu… por ju shihni se çfarë ndodh dhe shifrat bëhen monumentale. Ai priti pak dhe e kuptoi e mori një vendim shumë shpejt pas kësaj, për të bërë atë që bëri.”

Presidenti i SHBA-së tha se i uronte “më të mirat mikut” të tij dhe shtoi se gjithë amerikanët po luten për shërimin e kryeministrit britanik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *