Vendosni fjalën kyçe....

5 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë, sa janë të infektuar


Edhe 19 raste të reja me virusin Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, duke e çuar në 184 numrin total të të infektuarve.

Ndërkohë numri i vdekjeve nga pandemia, ka shkuar në 6.

Të dhënat u bënë publike nga drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.

“Sot, më 07 prill 2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 259 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) prej tyre kanë rezultuar pozitive (në tre turne testimi).

Rastet pozitive janë raste kontakti, shtatë (7) prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, tre (3) me vendbanim në Prishtinë, dy (2) me vendbanim në Senik-Malishevë dhe me nga një (1) rast nga vendbanimet në Llashkadrenovc-Malishevë, Sazli-Ferizaj, Ujmir-Klinë, Gjakovë, Gjilan, Topanicë- Kamenicë dhe Vushtrri.

Sot më 07 prill 2020, janë shëruar edhe gjashtë (6) pacientë, derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë (30).

Nga data 08 shkurt deri më 07 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.352 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 184 me 5 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese (rasti i fundit nga Klinika Infektive me sëmundje shoqëruese infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet).”- thuhet në deklaratën e IKSHPK.

Ramadani tha se janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve të reja, si dhe kontaktet e kontakteve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *