Vendosni fjalën kyçe....

Covid-19/ Demokratët amerikanë propozojnë pagë 25 mijë dollarë për punonjësit e vijës së parë


Demokratët në Senatin e SHBA-së së propozuan pagë prej 25,000 dollarësh për punëtorët në sektorër kyçë në mes të shpërthimit të koronavirusit në vend.

“Punëtorët thelbësorë në frontin e parë janë heronjtë e vërtetë të përgjigjes ndaj pandemisë COVID-19 në SHBA.” – thanë Demokratët e Senatit në dokumentin e propozimit.

“Demokratët e Senatit besojnë në sigurimin e pagës shtesë për punonjësit e vijës së frontit gjatë kësaj pandemie për të shpërblyer punonjësit thelbësorë të linjës së përparme. Kjo pagë do sigurojë mbajtjen e punëtorëve thelbësorë që janë duke punuar me orë të rraskapitura në vijën e parë të kësaj krize, dhe të promovojnë rekrutimin e punëtorëve shtesë që do të nevojiten në muajt në vazhdim.” – vijon dokumenti.

Projektligji i quajtur ‘Heroes Fund’ ofron një rritje të pagave shtesë për pandeminë prej 25,000 dollarësh për punëtorët thelbësorë të vijës së përparme, i barasvlershëm me një ngritje shtesë prej 13 dollarësh në orë nga fillimi i urgjencës së shëndetit publik deri më 31 dhjetor dhe një stimulim rekrutimi 15,000 dollarë për shëndetin dhe kujdesin në shtëpi të punonjësve për të tërhequr dhe siguruar forcën e nevojshme për të luftuar krizën e shëndetit publik.

Pagesa do të kapte pagën totale maksimale prej 25,000 dollarësh për çdo punëtor thelbësor të frontit që fiton më pak se 200,000 dollarë në vit dhe 5,000 dollarë për ata që fitojnë 200,000 dollarë ose më shumë në vit, sipas dokumentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *