Danilo Vuçiç, djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.
Kjo është bërë e ditur përmes profilit zyrtar në Instagram të presidentit serb.
“Danilo im më tha se dorëzimi nuk është opsion. Fëmija im i parë u infektua me koronavirus dhe tabloja e tij klinike ishte e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Bir, do të fitosh. Babi të do, të gjithë të duam”, ka shkruar Vuçiç.