Një pamje e pazakontë është kapur në një qytet të Kazakistanit. Era e fuqishme arriti të shkulë krejtësisht çatinë e një ndërtese5-katëshe.
Pamjet janë filmuar në Akmola ditën e djeshme dhe tregojnë uraganin e fuqishëm që e shkul çatinë si të ishte një copë letre duke e hedhur tej.
Fillimisht nuk u raportuan viktima nga incidenti por më vonë autoritetet thanë se një 39-vjeçar kishte humbur jetën si pasojë e rrëzimit të çatisë.