Një shtetas amerikan është gjendur i pajetë në mesditën e sotme në apartamentin e tij në Sarandë.
Shtetasi që ka ndërruar jetë është një 70vjeçar nga Alska, raporton BalkanWeb.
Viktima jetonte prej tri vitesh i vetëm në një apartament me qira në lagjen nr-1 të qytetit.
Prej tri ditësh ai nuk po u përgjigjej telefonatave të miqve të cilët më pas kanë lajmëruar policinë lokale e cila më pas ka bërë të mundur hyrjen në apartament ku kanë gjetur edhe trupin e pajetë.
Trupi i pajetë është nisur drejt kryeqytetit për ekspertizë mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ndërsa nga hetimet paraprake nuk ka shenja dhune.