Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 17 raste të reja me Covid-19 , duke e çuar në 400 numrin e rasteve në Shqipëri.
Siç vihet re edhe në tabelën e ilustruar më poshtë në hartë, rastet e reja janë në Tiranë (9), Elbasan (1), Fier (6) dhe Shkodër (1).
Në krahasim me ditën e djeshme, ku kemi patur vetëm 6 raste të reja, sot kemi gati një 3-fishim të tyre.
Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico, tha se në të dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë.
“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. Nga këta 5 pacientë janë në terapi intensive, 1 në pavion, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar”- tha ajo.
Një lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit, 23 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin totat të të shëruarve nga COVID-19 në 154.