Vendosni fjalën kyçe....

Lufthansa shkurton flotën ajrore e mbyll Germanwings, linjën e fluturimeve me kosto të ulët


Linja ajrore më e madhe e Gjermanisë, Lufthansa, po heq një pjesë të flotës së saj, pasi pandemia Covid-19 vazhdon ‘të kafshojë’ ekonomitë e botës.

Kompania njoftoi gjithashtu ndalimin e operacioneve të degës me kosto të ulët, Germanwings, mes rënies së kërkesës.

Kompania pret që periudha e rënies së të ardhurave të zgjasë, duke shpjeguar vendimin e saj. Masa duket të jetë ‘ulja e parë e përhershme e kapacitetit’.

Zvogëlimi i operacioneve të fluturimit do të ndikonte në të gjithë grupin Lufthansa. Kjo përfshin një ndërprerje të përhershme të më shumë se një duzine të avionëve të saj, përfshirë gjashtë Airbus A380 – aeroplanët më të mëdhenj të pasagjerëve në botë me kapacitete ulëse midis 525 dhe 853 pasagjerëve.

Germanwings duket se është më i godituri nga vendimi i fundit nga Lufthansa pasi të gjitha fluturimet më kosto të ulët do ndërpriten.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *