Ministrja e Shëndetësisë në vendin tonë, Ogerta Manastirliu, jep një tjetër lajm të mirë, lidhur me personelin mjekësor të infektuar me koronavirus.
Manastirliu shkruan në se janë shëruar edhe 5 mjekë e infermierë të tjerë, duke e çuar në 27 numrin në total të personelit mjekësor që është shëruar nga virusi vdekjeprurës.
“Lajm i mirë. Edhe 5 personel shëndetësor janë shëruar.
Gjatë 24 orëve të fundit një mjeke dhe katër infermierë janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP.
Shkon në 27 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar nga #COVID19
Deri tani 154 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur Covid-19 #FORCA”-shkruan ministrja.
Pak më herët, ministria e Shëndetësisë dha lajmin se numri i të infektuarve me koronavirus në vend ka shkuar në 400, mes të cilëve janë shëruar 154.