Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Denaj: Kur do hapen të gjitha bizneset në vend


Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, deri në fund të muajit tjetër mund të happen të gjitha bizneset të cilat tanimë janë të mbyllura për shkak të krizës së krijuar nga COVID-19.

Këtë parashikim ministrja e bëri në një intervistë për Euronews, ku tha se fillimisht do të merren vendim për hapje të pjesshme për disa kategori për të arritur që në fund të majit, të jenë aktive të gjitha bizneset.

“Hapja e bizneseve është një diskutim konkret, unë besoj se brenda muajit prill do të ketë biznese të hapura. E rëndësishme është për të parë se si ecën dhe këtë javë situata me pjesën e infeksioneve në të gjithë rajonet e Shqipërisë.

Hapja do të fillojë në mënyrë të përshkallëzuar. Ne besojmë se nëse situata e përhapjes së virusit do të jetë e kufizuar siç është në rastin konkret, do të ketë shumë më tepër probabilitet që hap pas hapi, deri në fund të majit të kemi një shtrirje për të gjitha bizneset për të funksionuar”, tha Denaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *