Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Manastirliu: Sot u shëruan 23 pacientë


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu, thotë se janë shëruar 23 persona në 24 orët e fundit, të cilët ishin të prekur nga koronavirusi.

Ajo e ka shoqëruar postimin me një foto ku përqafohen tre infermiere.

Kështu, numri i përgjithshëm i të personave të shëruar nga infeksioni i COVID-19 ka shkuar në 163, ndërsa numri total i personave të infektuar deri ditën e djeshme ka shkuar në 383.

Për rreth një orë, pritet një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë ku do të zbulohen edhe të dhënat e reja.

Një ditë më parë, pati një ulje të ndjeshme të rasteve të reja të konfirmuara brenda një dite, duke ngjallur shpresë se situata po përmirësohet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *