Një shtetas shqiptar nga qyteti i Fierit i cili punonte në Maqedoninë e Veriut ka ndërruar jetë në banesën e tij në Kavadar në datën 1 prill. Viktima rezulton se ishte prekur edhe koronavirusi.
Gazetarja Xhumadije Ibrahimi në një lidhje në emisionin “Opinion”, njoftoi se viktima ishte një 44-vjeçar nga Fieri, i cili jetonte në shtëpi me disa shtetas të tjerë, shqiptarë dhe nga Maqedonia e Veriut.
Sipas raportimit kanë qenë këta shtetas që kanë njoftuar policinë për vdekjen e 44-vjeçarit, i cili gëzonte shëndet të mirë dhe nuk kishte shfaqur shenja sëmundjeje.
Por ditën e sotme, ka dalë edhe përgjigja e autopsisë, që verifikon se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune, ndërsa rezultoi që ai kishte qenë i prekur nga koronavirusi. Gazetarja tha se familja e të ndjerit ishte vënë në dijeni për ngjarjen, që më 1 Prill.