Që prej ditës së djeshme, pyjet e malit të Krujës janë në flakë, me asnjë ndërhyrje nga zjarrfikësit deri tani.
Sipas News 24, zjarrfikësit thonë se terreni ku ka rënë zjarri është i vështirë dhe e bën të pamundur ndërhyrjen nga toka të tyre.
Kërkohet që ndërhyrja të bëhet nga ajri pasi dhjetëra hektarë pyje po digjen pa ndalim.
Në ditët e fundit ka patur një numër të madh zjarresh në vend, të cilët sipas ekspertëve janë të qëllimshëm dhe dyshohet se bëhen për hapje parcelash për kultivim kanabisi.