Vendosni fjalën kyçe....

Rama publikon grafikun: Kemi rënie të shtrimeve në spitale, do dalim fitimtarë më shpejt se të tjerë


Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një grafik të numrit të pacientëve të shtruar në dy spitalet e dedikuara luftës ndaj COVID-19, ku tregohet se në ditët e fundit ka patur rënie.

Sipas tij, shifrat tregojnë se qeveria ka marrë masat e duhura dhe duhet të vazhdojë kështu, si dhe që kjo nënkupton se shqiptarët do dalin më shpejt fitimtarë se të tjerë.

 “ SHUMË E RËNDËSISHME: FALË MASAVE TË SHPEJTA E TË FORTA DHE REZISTENCËS SUAJ TË SHKËLQYER, 10 DITËT E FUNDIT KEMI RËNIE GRADUALE TË SHTRIMEVE NË MJEDISET SPITALORE COVID.

Ky tregues që e has shumë pak, për të mos thënë fare në vendet e tjera nën agresion, ku mbingarkesa e spitaleve po vjen si haraç për vonesat në marrjen e masave, na thotë qartë se e para, po bëjmë gjënë e duhur; e dyta, duhet të vazhdojmë kështu, me durim të madh, sepse armikun e kemi pas çdo porte; e treta; po vazhduam kështu do të dalim më shpejt fitimtarë se shumë të tjerë, më të mirë, më të fortë dhe me kokën lart përpara brezave që vijnë nga kjo sfidë historike”– shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *