Vendosni fjalën kyçe....

Real Madrid ul pagat me 10-20% për stafin dhe lojtarët


“Futbollistët e trajnerët e skuadrave të para të futbollit e basketbollit të Real Madrid, të udhëhequr nga kapitenët e tyre, së bashku me drejtuesit e klubit kanë vendosur vullnetarisht të ulin pagesën e tyre për këtë vit mes 10% e 20% , sipas rrethanave që mund të influencojnë mbi mbylljen e këtij sezoni sportiv 2019-20”. Lajmin e ka dhënë klubi spanjoll përmes një komunikate për shtyp.

“Ky vendim, i marrë nga lojtarët, trajnerët e punonjësit, eviton masa traumatike që godasin punonjësit e tjerë – vazhdon komunikata e shpërndarë nga Casa Blanca -, përvec se kontribuon në objektivat ekonomike të institucionit përballë rënies së të ardhurave të pësuara në muajt e fundit për shkak të pezullimit të kompeticioneve dhe paralizës së shumicës së aktiviteteve komerciale”, për shkak të emergjencës koronavirus. Real Madrid thekson se është “krenar për të gjithë ata që formojnë këtë familje të madhe dhe kulturën e saj të parrëzueshme të vlerave, që bëhet veçanërisht e çmuar në momente vështirësish si kjo”.

Komunikata e Real Madrid vazhdon më pas në mbështetje të të gjithë atyre që janë prekur nga koronavirus: “Klubi kërkon një shërim të shpejtë për të gjithë të sëmurët dhe dëshiron të përcjellë mirënjohjen e tij më të thellë për të gjithë ata që luajnë një rol thelbësor, shembullor dhe mbështetës në luftën kundër Covid-19 – përfundon komunikata – Nga Real Madrid, e gjithë mbështetja dhe forca jonë në bindjen se së bashku do ta kapërcejmë padyshim këtë moment të vështirë “.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *