Një 27-vjeçare nga Kumanova është viktima më re nga CoVid-19 në Maqedoninë e Veriut. Ajo ishte e shtruar në Spitalin Infektiv në Shkup, raporton Alsat-M.
Më 30 mars viktima ka pasur lindje të parakohshme në repartin e gjinekologjisë, ndërsa një ditë më pas është shtruar në Klinikën Infektive. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë edhe 3 viktima të tjera dhe 18 të infektuar janë regjistruar 24 orët e fundit. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 617 ndërsa numri i viktimave në 30.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se rezultatet e 24 orëve të fundit janë bazuar në 351 teste të bëra. Numri më i madh i të infektuarve vazhdon të jetë në Shkup, ndërsa në Kumanovë regjistrohet numri më i madh i viktimave. Sot filloi zbatimi i orës policore në nivel shtetëror nga ora 16:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.