Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 6 numri i viktimave në Kosovë, viktima më e fundit një 66-vjeçare


Një grua 66-vjeçare nga Malisheva është viktima e gjashtë nga koronavirusi në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

“Sot më 08.04. 2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja 66 vjeçe nga Malisheva, e cila ka qenë e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Kjo është vdekja e gjashtë e shënuar në Kosovë nga Covid-19”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se e njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *