Ndërsa pandemia Covid-19 ka kapur mbarë globin, një furrë buke në Kolkata i ka trajtuar prodhimet e saj me një stil të ri, duke i ofruar ëmbëlsirat me temë virusin për të gjithë blerësit, pa pagesë. Por ideja nuk u ka pëlqyer të gjithëve.
Pastat me pamjen e koronavirusit mund të shiheshin në ofertë në një pastiçeri në rrethin Jadavpur të Kolkatas.
“Tri lloje korone përgatisim këtu: njëra është nga arrat e djathit, një tjetër nga ëmbëlsira dhe një tjetër nga sandja.” – tha pronari i furrës.
“Ne kemi marrë vendimin që ne nuk do i shesim këto ëmbëlsira. Klientëve tanë që blejnë prodhime të tjera do u japim nga një kuti falas.” – shtoi ai.
Megjithëse pronari i dyqanit thotë se ideja ka për qëllim të ngrejë humorin mes pandemisë Covid-19, disa blerës u shprehën se ajo e kaloi kufirin dhe se ëmbëlsira me pamjen e koronavirusi ua hoqi përgjithnjë shijen për ëmbëlsira.