Vendosni fjalën kyçe....

“Taksistë, shoferë autobusi, dhe profesione të tjera të prekura nga koronavirusi do përfitojnë nga paketa e zgjeruar”-Rama


Kreu i qeverisë Edi Rama tha se në paketën e zgjeruar të ndihmës do përfshihen edhe profesionet e apo të bizneseve të prekura nga koronavirusi.

Rama sqaroi se në këtë paketë do jenë përfitues, taksistët, rrobaqepësi të vogla, agjenci turistike, apo edhe shoferët e autobusëve.

Kam marrë ankesa, kërkesa dhe shqetësime nga biznese të vogla. P.sh rrobaqepësi të vogla, ofiçina makinash. Me ligjin në fuqi është i hapur, por me zakonin në fuqi, është i mbyllur. Profesionet të tjera hidraulikë, agjenci turistike, dizajner, që punojnë me printime, taksistë janë biznes i vogël. Këta dhe ndonjë kategori tjetër, do të jenë pjesë e zgjerimit të paketës së mbështetjes. Janë biznese të vogla, të mbyllura de facto, si rezultat i luftës. Ata që janë punonjës për linjat e transportit dhe që praktikisht janë në shtëpi se nuk ka transport urban e ndër urban. Do jenë pjesë e paketës së zgjeruar”-tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *