Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Vlorë, plagoset një person


Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur paraditen e sotme në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në Orikum ndërsa një person ka mbetur i plagosur pasi dyshohet se është goditur me sende të forta.

Autorët e dyshuar të ngjarjes kanë qëlluar edhe me armë zjarri në ajër. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për të kapur autorët e dyshuar të ngjarjes.

Njoftimi

Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në aksin rrugorë Orikum-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Nënstacioni i Radhimës” dyshohet se si pasojë e një konflikti ka mbetur i plagosur lehtë me sende të forta shtetasi D.K., 32 vjeç, banues në Radhimë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes të cilët për arsye hetimi nuk bëhen të ditur për momentin.

Janë organizuar grupe të posaçme policore të cilat janë shpërndarë në qytet me qëllim kapjen e autorëve.

Sektori i Hetimit në bashkëpunim me Komisariatin Vlorë vazhdojnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *