Vendosni fjalën kyçe....

“Unë jam përgatitur për gjithçka”-Rama i kthen përgjigje PD-së për mungesën e testeve


Pas Partia Demokratike deklaroi se qeveria gënjen për numrin e testeve për koronavirusin, Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje në daljen publike të pasdites.

Rama ka kaluar përgjegjësinë për testet të Komiteti Teknik i Ekspertëve duke thënë se sa kërkojnë ata aq teste duhen.

Më tej kryeqeveritari tha se “ai është i përgatitur për gjithçka”, duke shtuar se “Shqipërisë nuk do i mungojë asgjë”.

Sot partia e Ndrecës kishte dalë e thoshte që ne paskemi gënjyer që kemi 2000 teste, kjo është kulmi se ne jemi në një fazë ku e kuptoj stresin mbingarkesën e padurimin, por ka një mungesë të madhe vëmendje edhe për të lexuar gjërat që thuhen.

Kam thënë shprehimisht që testet janë kompetencë e komitetit teknik, lëre më pastaj çështje e PD, nuk mund të jenë kurrë as në këtë botë e as në tjetrën, s’mund të marrim mendjen e PD për teste.

Ajo që kam thënë është se testet janë strategji e komitetit teknik të ekspertëve nëse na thonë duhen 2000 teste në ditë, atëherë do i bëjmë 2000 teste, në këtë luftë unë jam përgatitur për gjithçka, në çdo moment që do duhet shqiptarëve e Shqipërisë s’do i mungojë edhe sikur të jetë prapa diellit, për fat të mirë asgjë nuk i mungon, na mungon sensi i mirëkuptimit i atyre që e quajnë veten opozitë a thua se nuk jemi në luftë e përplasje të fortë me një armik të padukshëm, por se jemi në kohën e historive që nuk po ua kujtoj se i përkasin një periudhe paqeje e krijoheshin artificialisht konflikte, jemi në një konflikt fatal nëse s’bëjmë gjërat e duhura me vullnet e solidaritet”-tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *