Britania e Madhe ka shënuar dje ditën më vdekjeprurëse nga koronavirusi. Siç shkruan The Guardian, më shumë se 900 njerëz raportohet të kenë vdekur brenda një dite në spitalet në Mbretërinë e Bashkuar, duke iu afruar shpejt ditëve më vdekjeprurëse në Itali dhe Spanjë, të cilat janë vendet europiane më të goditura nga virusi.
Qeveria njoftoi dje një rritje me 938 vdekje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 7,097, numërohen rreth 62 mijë raste pozitiv nga Covid-19. Me këto shifra në rritje, pritet që në dhjetë ditët e ardhshme Britania e Madhe do përjetojë pikun e pandemisë.
Ndërkohë kryeministri Boris Johnson, ka kaluar në spital natën e tretë në kujdesin intensiv. Për momentin, gjendja e tij mbetet e qëndrueshme.
Ndryshe nga Britania e Madhe, vendet më të goditura në Europë mendohet se e kanë kaluar kulmin e epidemisë. Italia njoftoi numrin e saj më të lartë të vdekjeve në 28 Mars, plot 971.
Ndërsa dita më e keqe e Spanjës ishte e premtja e kaluar, kur njoftoi 950 vdekje.